Receta e rekomanduar këtë mëngjes është fërgesë me domate, vezë dhe djathë.
Përbërësit:
· 4-5 domate
· 4 vezë
· 3-4 feta djathë i bardhë
· Vaj ulliri
· Kripë
· Piper
· Pak gjalpë
Përgatitja:
Në një tigan skuqim me vaj ulliri domatet deri sa të zbuten mirë, më pas hedhim pak kripë, sheqer dhe piper. Nga ana tjetër hedhim djathin e grirë, e lejmë të shkrijë pak dhe më pas vezët e rrahura i shtojmë në tigan me zjarr të ngadaltë dhe i përziejmë gjithë kohën. Kjo pasi nuk duhet të bëhet si omëletë por të dalë kremoze. I përziejmë deri sa shihni që veza është bërë mjaftueshëm. Në fund i hedhim pak gjalpë dhe e kemi gati. Ju bëftë mirë./Marrë nga Instagrami i eridaskitchen