Arrestohet një nga autorët që dhunoi Ilir Demalian
Thursday 2 July 2026, 19:07
Dritare.net

Është arrestuar një prej personave të dyshuar për dhunën ndaj analistit Ilir Demalia.
Sipas informacioneve, në pranga është vënë Roland Sula, i cili dyshohet si një nga autorët e ngjarjes, ndërsa një tjetër person është ende në kërkim nga policia.
Ngjarja ndodhi në Tiranë, sapo Demalia doli nga banesa e tij. Sipas tij, konflikti ka qenë për shkaqe banale, konkretisht për mosmarrëveshje lidhur me parkimin e automjeteve në lagje dhe ndërhyrjet e policisë për gjoba.
Policia vijon punën për kapjen e personit tjetër të përfshirë në dhunë./K.C/dritare.net