Receta e rekomanduar për ditën e sotme është qofte me perime dhe gjizë, për të pasur një vakt tepër të shëndetshëm.
Përbërësit:
· 200 gr karota
· 200 gr patate
· 1 selino
· 100 gr gjizë pa kripë
· 30 gr djathë kaçkavall i grirë
· 50 gr thërrime buke të thekur
· kripë· rozmarinë
· sherbelë
Përgatitja:
Fillimisht merruni me përgatitjet e perimeve, duke i pastruar dhe më pas prerë në copa të vogla rrethore. Mund t’i grini me rende nesh dëshironi, dhe më pas vendosini në zjarr në një tenxhere, e mbushur deri në gjysmë me ujë. Më pas shtoni perimet dhe lërini derisa të jenë zbutur plotësisht. Pasi t’i hiqni nga tenxherja kalojini në mikser në mënyrë që t’i shtypni derisa të marrin formën e puresë dhe më pas shtoni edhe gjizën. Shtoni pak djathë, thërrimet e bukës, kripë, rozmarinë dhe sherbelë por mund t’i hidhni dhe piper të zi sipas dëshirës. Më pas masën e përfituar formoni toptha të vegjël dhe shtrojini në tavë për t’i pjekur. Kujdes tava duhet të ketë letë furre në mënyrë që qoftet të mos digjen apo ngjiten.
Lërini të piqen për rreth 15 minuta në temperaturë 170-180 gradë./M.K-dritare.net