Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Qofte speciale me mish dhe patate për mëngjes!

Qofte speciale me mish dhe patate për mëngjes!

Receta e rekomanduar për mëngjesin e sotëm janë qofte speciale me mish dhe patate, mjaft të shijshme dhe të lehta për t’u përgatitur. Kjo pasi qoftet gatuhen me më pak mish se zakonisht por shija është e mrekullueshme.

Përbërësit:

700 gr mish viçi i grirë

700 gr patate

2 qepë

1/2 gotë bukë e grirë

1 vezë

1 e 1/2 lc kripë

piper i zi, i kuq, spec i kuq i bluar, rigon, majdanoz i freskët

Përgatitja:

Në një enë bëjmë bashkë të gjithë përbërësit, i përziejmë mire dhe i lejmë të qëndrojnë në frigorifer 1 orë. Pas një ore ndajmë qoftet. Ju bëftë mirë/ Marrë nga Instagrami i eridaskitchen