Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Si t’i gatuani ballokumet e shijshme të Ditës së Verës!

Si t’i gatuani ballokumet e shijshme të Ditës së

Në Ditën e Verës, janë gatuar e tregtuar gjithandej nëpër Shqipëri, ballokumet. Por shija e tyre e vërtetë mund të dallohet vetëm në qytetin që i krijoi, Elbasan. Gjithsesi, dritare.net ju sjell sot recetën tradicionale të ballokumeve. Ju këshillojmë të përdorni përbërës të freskët fshati.

Si t’i gatuani ballokumet e shijshme të Ditës së

Përbërësit:

1 kg miell misri

500 g gjalpë i freskët

8 kokrra vezë

Pak finjë zjarri

500 gr sheqer

Si t’i gatuani ballokumet e shijshme të Ditës së

Përgatitja: Të gjithë përbërësit përzgjidhen në kushte natyrale. Gjalpi i freskët tretet dhe vendoset në enën e ballokumes. Mbi gjalpë hidhet pak e nga pak sheqer dhe të dyja rrihen gjatë nga një lugë druri. Me pas hidhen vezët një e nga një ndërkohë që rrahja me lugë vazhdon. Pastaj e ka radhën hedhja e miellit të misrit. Mielli i misrit hidhet me ngadalë dhe përzihet vazhdimisht me lugën e drunjtë. Në masën e formuar hidhet pak finjë zjarri. Rrahja duhet të bëhet me dore. Brumi i formuar nga kjo përzierje merret më lugë druri dhe vendoset ne topa ne tepsi dhe futet në furrë. Piqet dhe shërbehet në formën e kulaçeve./K.C/dritare.net

Si t’i gatuani ballokumet e shijshme të Ditës së