Receta e rekomanduar për sot është tost me vezë, salcë pesto dhe majonezë.
Përbërësit:
· 1 bagetë franceze
· 1 lugë gjelle salcë pesto
· 1 lugë gjelle majonezë
· 1 vezë e madhe, e zier
· Spec i kuq
Përgatitja:
Fillimisht ndani bagetën në gjysmë dhe thekini në toster. Nga ana tjetër përgatisni peston dhe majonezën së bashku në një tas të vogël dhe lyeni bagetën me të. Prijeni vezën në feta dhe vërini sipër njërës gjysmë të bagetës. Hidhni sipër specin e kuq. Ju bëftë mirë!/ M.K-dritare.net