Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Kam frikë nga plakja, çfarë të bëj?

Kam frikë nga plakja, çfarë të bëj?

Përshëndetje Psikologe Enertila

Unë që ju drejtohem jam një vajzë 28 vjeç dhe kam filluar të kem ndjenjën e frikës nga plakja. Kam vazhdimisht mendime dhe ndjenja negative ndaj plakjes.E di që plakja është e natyrshme por do të doja të dija diçka më tepër edhe nga ju.Faleminderit dhe suksese.

Përgjigjet psikologe Enertila Bekteshi

Përshëndetje lexuesja jonë.

Të gjithë mund të përjetojnë herët a vonë, shqetësimin e plakjes është normale që njerëzit të preferojnë të jenë të rinj dhe të shëndetshëm, por kur plakja bëhet një frikë që ndikon në vendimet ose sjelljet tuaja, mund të keni një problem që mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj mendor. Njerëzit që vuajnë nga frika e plakjes përjetojnë përdorim të tepërt të trajtimeve kundër plakjes, shmangien e disa aktiviteteve ose njerëzve. Shkaku kryesor i frikës nga plakja është për shkak të konceptimeve negative që shpesh i atribuohen pleqërisë. Askush nuk mund ta ngadalësojë kohën. Për këtë arsye unë e dashur lexuesja jonë mund të them në këndvështrimin tim se mund të përpiqeni të përdorni disa strategji përballë kësaj frike. Lexuesja jonë mbani parasysh anën pozitive të pleqërisë, sa më shumë rritemi, aq më të mençur bëhemi. Kjo do t'ju ndihmojë të kuptoni se pleqëria nuk duhet të jetë një gjë e keqe. Në vend që të përqendroheni te kremrat ose ilaçet kundër plakjes, përpiquni t'i jepni përparësi shëndetit tuaj fizik dhe mendor. Filloni të rrethoheni me njerëz që janë të dobishëm për ju dhe vërtet mbështetës për atë që dëshironi. Në shumë raste, njerëzit që kanë frikë se mos plaken shpesh kanë të ulët vetvlersimin. E dashur lexuesja jonë pranoni frikën tuaj. Të gjithë kemi frikë të plakemi ,në vend që ta mohoni, përpiquni ta trajtoni sa më mirë që të mundeni.

Nëse mendoni se frika nga plakja ju shqetëson shumë dhe ju kufizon, duhet të kërkoni ndihmë profesionale. Me ndihmën e profesionistit ju mund të gjeni strategji për t'u marrë me ndjenjat dhe mendimet negative. Përjetimi i frikës nga plakia është krejtësisht i natyrshëm. Megjithatë, ndërsa plakemi, ne gjithashtu duhet ta pranojmë atë si pjesë të natyrës sonë. Shpresoj shumë që këndvështrimi im tu ndihmojë. Gjithë të mirat./dritare.net