Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Macron pas takimit me Ramën: Do t’i japim një shtysë të re partneritetit me Shqipërinë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Paris, duke vlerësuar marrëdhëniet mes Francës dhe Shqipërisë si shumë pozitive dhe duke riafirmuar mbështetjen e Parisit për integrimin europian të vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Macron theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve do të marrë një shtysë të re, veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe mbrojtjes.

"Mirë se erdhe, i dashur Edi Rama. Dinamika shumë pozitive e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës në fushat e inovacionit, arsimit dhe arsimit të lartë, kulturës dhe turizmit, dëshmon afërsinë mes dy vendeve tona.

Ne duam t’i japim një shtysë të re këtij partneriteti, duke vijuar njëkohësisht forcimin e bashkëpunimit tonë ekonomik dhe në fushën e mbrojtjes.

Franca rikonfirmon mbështetjen e saj për integrimin europian të Shqipërisë dhe për vazhdimin e reformave të nevojshme për të ecur përpara në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.", shkruan Macron./K.C/dritare.net