Rama në Paris, drekë pune me Macron në Pallatin Elysee
Monday 22 June 2026, 16:04
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Paris, ku u prit nga Presidenti francez Emmanuel Macron në Pallatin Élysée për një drekë pune që zgjati mbi dy orë.
Vizita u zhvillua në kuadër të dialogut politik të nivelit të lartë mes Shqipërisë dhe Francës, me fokus forcimin e partneritetit strategjik, procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe përgatitjet për samitin e ardhshëm të NATO.
Takimi vjen në vazhdën e kontakteve të shpeshta mes dy liderëve, të cilët janë takuar disa herë gjatë viteve të fundit, si në takime dypalëshe ashtu edhe në forume ndërkombëtare./dritare.net