Na ndiqni edhe në

Moti

Parashikimi i motit për sot, çfarë ndodh me temperaturat!

Parashikimi i motit për sot, çfarë ndodh me temperaturat!

Për ditën e enjte mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të thata dhe relativisht të ftohta me origjinë veriore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë dhe lugina era fiton shpejtësi 10-12 m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 3 deri 13°C
në zonat e ulëta 6 deri 22°C
në zonat bregdetare 10 deri 22°C./M.K-dritare.net