Motra ime lëndon veten. Si ta ndihmoj? Përgjigjet psikologia!
Dritare.net

Përshëndetje Dritare.net dhe psikologe Enertila.
Unë që ju drejtohem sot jam një vajzë që ju shkruaj për motrën time e cila lëndon veten. Motra ime është 25 vjeç dhe i shkakton vetes lëndime në momente kohore të caktuara mujore. Të lutem më thuaj diçka si ta ndihmoj.Faleminderit.
Psikologe Enertila Bekteshi përgjigjet
Përshëndetje lexues të Dritare.net
Shkaqet dhe kuptimet e vetëlëndimit janë të shumta, komplekse dhe nuk mund të reduktohen në shpjegime të përgjithshme.Kur përballemi me misterin e një personi që vuan, duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk dimë mjaftueshëm për të folur. Rreziku është që të gjykojmë ose të minimizojmë atë që po përjeton personi që kryen sjellje vetëlënduese. Përballë një fenomeni kaq kompleks dhe rreziqeve të mundshme shëndetësore, është e rëndësishme kërkimi i ndihmës profesionale një psikiatër ose psikoterapist është thelbësor.
Nëse ka shqetësime për sigurinë e personit, është thelbësore të njoftoni shërbimet e emergjencës për të mbrojtur jetën e personit. Përveç kësaj, duhet të ofroni dëgjim dhe mbështetje empatike. Nevoja për të ndëshkuar veten, për të sakrifikuar veten, për t’u shlyer në mënyra të lidhura me fajin është një arsye e kësaj sjellje. Përballë misterit të padepërtueshëm të vuajtjes njerëzore, qëndrimi i parë që duhet eliminuar është gjykimi. Ne nuk mund t'i dimë kuptimet themelore të këtij lloji sjelljeje. E dashur lexuesja jonë në këndvështrimin tim si fillom do t’ju sugjeroja se duhet t’ja bëni me dije motrës tuaj se nuk jeni ju në gjendje të ofrojmë ndihmë të kualifikuar dhe se është e nevojshme t'u drejtohemi profesionistëve si psikiatërve dhe psikoterapistëve.
Nuk është e nevojshme të thuash asgjë, mund të lini hapësirë për të dëgjuar. Lexuesja jonë ju mund të thoni se mund ta imagjinoni vuajtjen që qëndron pas një veprimi të tillë. Përdorni shprehje jo-gjykuese. Mos u merr me shpjegime rreth arsyes. Mos thuaj se është gabim të lëndosh veten. Gjykimi mund të përforcojë ndjenjat e fajit, turpit ose një ndjenjë keqkuptimi.Lexuesja jonë mos i thuaj motrës se nuk do të dish ose të shohësh asgjë rreth asaj që ka ndodhur. Mohimi mund ta bëjë personin të ndihet i padëshiruar dhe i vetmuar.
Edhe pse nuk është e lehtë, ideja është t'i qasemi një personi që po kryen vetëlëndim me kuptimin se kjo sjellje ka një vlerë komunikuese dhe është strategjia më e mirë që individi ka gjetur për të përballuar vuajtjet e tij. Duke u nisur nga kjo perspektivë, ti duhet ti kërkosh ndryshim, i cili nuk mund të ekzistojë pa kujdesin e duhur psikiatrik dhe psikoterapeutik. Të mos jesh vetëm në këtë përvojë bën gjithë ndryshimin. Shpresoj shumë që këndvështrimi im t’ju ndihmojë sadopak në situatën tuaj. Gjithë të mirat/dritare.net