Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arrestohet Moisi Habilaj

Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg për trafikim droge, është arrestuar mbrëmjen e sotme në një lokal në Borsh nga forcat operacionale.

Sipas informacioneve, Habilaj është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie drejt Policisë së Vlorës. Ai ishte dënuar me 15 vite burg, por pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar dënimi i është ulur me 1/3, duke i mbetur përfundimisht 10 vite heqje lirie për të vuajtur./dritare.net