Tërmet i fortë në Maqedoninë e Veriut, lëkundje edhe në Kosovë e Kukës
E Martë 10 Shkurt 2026, 23:11
Dritare.net

Një tërmet me magnitudë 4.8 i shkallës Rihter ka goditur mbrëmjen e së martës zonën e Peskovës në Maqedoninë e Veriut. Lëkundjet janë ndjerë jo vetëm në zonën epiqendrore, por edhe në disa rajone përreth.
Banorë në Kosovë dhe në qytetin e Kukësit raportuan se kanë ndjerë lëkundjet sizmike, të cilat shkaktuan shqetësim të përkohshëm, por deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar./K.C/dritare.net