Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Erion Braçe: Përplasjet pranë Kuvendit po kërcënojnë shërbëtorët e shtetit

Erion Braçe: Përplasjet pranë Kuvendit po

Deputeti Erion Braçe ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me zhvillimet e sotme pranë Kuvendit, duke komentuar protestën dhe përplasjet e regjistruara atje. Ai shprehet kritik ndaj situatës, duke theksuar se sipas tij ngjarjet kanë kaluar kufijtë e një proteste të zakonshme dhe duke kërkuar reagim nga institucionet ligjzbatuese.

"Tirana sot, oborri i Kuvendit te Republikes; Kjo nuk eshte me proteste-e garantuar dhe e mbrojtur nga ligji; Keta nuk jane me protestues-ne te drejten e tyre dhe te mbrojtur nga ligji; Kjo eshte perpjekje per te vrare sherbyes te shtetit-police te shtetit ne detyre! Shihini pamjet! Me prove se kaq nuk ka! Nese Policia dhe Drejtesia e fal kete perpjekje per te vrare-sic eshte toleruar cdo here ne 12 vite, atehere kjo eshte tradheti shume e madhe ndaj atyre burrave e grave te ndershem qe po mbrojne Shtetin, Shtetin e Shqiptareve, as te partive e as te politikaneve!!", shkruan Braçe./K.C/dritare.net