Molotovët drejt Kuvendit, momenti kur operatori përfshihet nga flakët
E Martë 10 Shkurt 2026, 21:09
Dritare.net

Operatori i medias News24, Aldo Kashri, është përfshirë nga flakët si pasojë e molotovëve të hedhur pranë Kuvendit.
Ai ndodhej duke filmuar nga makina kur papritur flakët e kapën. Kashri ka zbritur menjëherë poshtë, dhe të pranishmit i kanë ardhur në ndihmë duke i shuar flakët nga trupi.

Ndërkohë u lëndua edhe një podcaster i afërt me Pilincin, për të cilin u përhap lajmi se ishte gazetar amerikan, sepse iu foli anglisht, policëve./dritare.net