21 orë negociata pa marrëveshje! Çfarë ndodhi në bisedimet SHBA–Iran në Islamabad!
Dritare.net

Bisedimet për paqe mes Shtetet e Bashkuara dhe Irani, të zhvilluara në Pakistani gjatë fundjavës, përfunduan pa marrëveshje.
Të premten, mbizotëronte pasiguria nëse takimi do të zhvillohej fare. Një ditë më vonë, të dyja palët zhvilluan fillimisht takime të ndara me përfaqësuesit pakistanezë, përpara se të uleshin përballë njëra-tjetrës në tryezën e negociatave.
Megjithatë, pas rreth 21 orësh diskutimesh intensive, Uashingtoni dhe Teherani nuk arritën të gjenin një gjuhë të përbashkët.
Nga pala iraniane u theksua se SHBA duhet të përmbahet nga “kërkesat e tepërta dhe të paligjshme”, ndërsa Uashingtoni bëri të qarta vijat e tij të kuqe.
Në përfundim të takimit, JD Vance u largua nga Pakistani, ndërsa SHBA-të nisën publikimin e deklaratave që lidhen me mundësinë e një bllokade detare ndaj porteve iraniane./BBC