Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar në platformën Truth Social se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet së shpejti, në një kohë kur po zhvillohen bisedime të nivelit të lartë mes delegacioneve të SHBA-së dhe Iranit në Islamabad.

Trump përsëriti pretendimet e tij se SHBA-ja ka shkatërruar kapacitetet ushtarake të Iranit, përfshirë “marinën dhe forcat ajrore”, si dhe infrastrukturë tjetër ushtarake.

Ai shtoi gjithashtu se cisternat e zbrazëta të naftës po lëvizin drejt SHBA-së për t’u ngarkuar, duke sinjalizuar një rikthim të qarkullimit të energjisë përmes këtij korridori strategjik.

Sipas tij, në kuadër të një armëpushimi të kushtëzuar dyjavor, është rënë dakord që bombardimet të pezullohen nëse Teherani pranon rihapjen e ngushticës.

Ngushtica e Hormuzit, një nga pikat më strategjike të tregtisë globale të energjisë, është përdorur si mjet presioni pas tensioneve mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit. Rreth 20% e naftës dhe gazit të lëngshëm në botë kalon përmes saj./K.C/dritare.net