Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Artan Hoxha: E vërteta e videove të vajzave VIP, në telefonin e Martinajt!

Artan Hoxha: E vërteta e videove të vajzave VIP, në telefonin e

Gjerësisht në rrjet po flitet për dy video të dy vajzave mjaft të njohura të shoubizit në Shqipëri, të cilat pretendohen se janë gjetur në telefonin e Ervis Martinajt, pasi telefoni i tij është zbërthyer. Por gazetari Artan Hoxha thotë se aplikacioni Skye nuk të lejonte komunikimin me video. Artan Hoxha e cilëson si të pavërtetë, lajmin që po zien ngado, ditët e fundit.

“Aplikacioni i kriptuar SkyeCC nuk perdorte video. Nje lajm i bujshem u shpernda dje ne mbremje. U tha se, SPAK ka çkoduar telefonin me programin e kriptuar skyeCC, te nje personazhi te rendesishem te krimit te organizuar.

Brenda ketij telefoni jane gjetur video te personazheve shume te njohur te televizioneve shqiptare dhe shoëbizz. U aludua se behet fjale per telefonat e nje personazhi shume te njohur, i cili rezulton i zhdukur, duke patur parasysh Ervis Martinajn.

Nje sugjerim, se pari: Telefonat qe kane perdorur aplikacionin e kriptuar skyeCC, nuk mund te perdornin komunikim ne video, madje nuk mund te benin transferim videosh nga nje telefon ne tjetrin.

Pra, keto video qe aludohet se jane gjetur ne telefonin skyeCC, thjeshte nuk mund te gjenden ne keto lloj paisjesh, pasi ky aplikacion nuk e lejonte perdorimin apo transferimin e video-ve. Se dyti: Keto video nuk ka mundesi te kene “rrjedhur” nga zyrat e SPAK apo nga oficeret e BKH-se, pasi hetimin per zhdukjen e Martinajt po e kryen prokuroria e Kurbinit dhe telefonat e personazhit ne fjale behet me dije se jane dorezuar aty nga te aferm te viktimes. Jeta vazhdon” – shkruan Hoxha./L.F-dritare.net