Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Avokati i Ballukut: Dua 3 javë të njihem me provat! SPAK: 5 ditë maksimumi!

Avokati i Ballukut: Dua 3 javë të njihem me provat! SPAK: 5 ditë

Ardian Kalija, avokati i Belinda Ballukut ka kërkuar të shtyhet me 3 javë mbledhja e Këshillit të Mandateve për tu njohur më të gjitha aktet e SPAK. SPAK ka thënë se maksimumi mund të marrë 5 ditë kohë për tu njohur me aktet, por avokati thotë se janë 10 mijë faqe dosje. PS propozon që mbledhja të shtyhet më datë 19 janar.

Deputeti demokrat Gent Strazimiri pyeti prokurorin e çështjes, Dritan Prençi: Duke patur parasysh që e pandehura nuk bashkëpunon sepse nuk jep dorëheqjen madje intimidon dëshmitarët, që qeveria e mbron publikisht, a keni ju personalisht një urgjencë, një afat të arsyeshëm brenda të cilit edhe avokati të njihet me provat, edhe hetimi të mos zvarritet?

Prençi: Afati mendoj të jetë 3-5 ditë./L.F-dritare.net