Sali Berisha largon Ervin Salianjin nga drejtimi politik në Njësinë 6
E Enjte 18 Dhjetor 2025, 19:07
Dritare.net

Kur kanë mbetur vetëm tre ditë deri në protestën e opozitës të paralajmëruar për të hënën më 22 dhjetor, kryetari i PD, Sali Berisha, ka vendosur të largojë Ervin Salianjin nga posti i drejtuesit politik në Njësinë 6 në Tiranë.
Ervin Salianji ka qenë aktiv në këtë njësi, veçanërisht në zonën e Kombinatit, ku takimet e zhvilluara nga ai me strukturat dhe simpatizantët e PD-së janë karakterizuar nga pjesëmarrje e gjerë dhe një angazhim i dukshëm i të rinjve./K.C/dritare.net