Çfarë vendosi Apeli për drejtuesit e ARRSH-së dhe KESH-it
E Enjte 18 Dhjetor 2025, 15:03
Dritare.net

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, dhe administratori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi, do të vijojnë të qëndrojnë në masën e arrestit shtëpiak, pas vendimit të marrë sot nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Trupa gjykuese e Apelit vendosi të lërë në fuqi masat e sigurisë të vendosura më herët nga shkalla e parë, duke rrëzuar kërkesat e mbrojtjes për zbutjen ose ndryshimin e tyre.
Gentian Gjyli dhe Erald Elezi janë vartës të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ndodhen nën hetim nga SPAK-u në kuadër të hetimit për shkeljet për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë./K.C/dritare.net