 
		                       Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës
		                        	E Premte  31 Tetor 2025, 10:10
		                            
		   	    			Dritare.net

Biznesmeni dhe ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës. Pacolli do pyetet për një çështje në hetim, atë të Aeroportit të Vlorës.
Kujtojmë se javët e fundit Pacolli ka patur përplasje me ortakët e tij, pjesë të koncesionarit që po ndërton aeroportin.
Aktualisht kjo prokurori po heton kallëzime të bëra nga biznesmeni Pacolli dhe biznesmeni Valon Ademi në lidhje me kuotat takuese në Aeroportin e Vlorës./L.F-dritare.net
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       