Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ben Andoni: Ja pse nuk votojnë të rinjtë!

Ben Andoni: Ja pse nuk votojnë të rinjtë!

Analisti Ben Andoni i ftuar në DritareTV komentoi vijimësinë e procesit të votimit deri më tani. Andoni tha se këtë mëngjes pjesa më e madhe e votuesve janë të moshës së dytë dhe të tretë, ndërsa një pjesë e të rinjve nuk votojnë sepse nuk dihen të përfaqësuar nga politika shqiptare.


“Një pjesë e të rinjve te ne janë shumë të paangazhuar politikisht. E shohin politikën në mënyrë zbavitëse. Nuk arrijnë ta kuptojnë që ky votim është momenti i tyre, që i bën ata të jenë sovranë. Të tregojnë diçka me votimin e tyre. Po janë një pjesë që janë angazhuar. Ky mund të jetë motivi i vetëm që në këta 114 mijë veta të ketë një masë të madhe votuesish të rinj. Por nuk do të jetë e lehtë që t’i përfshijnë. Partitë politike janë munduar të shkojnë drejt tyre. Por të rinjtë nuk e ndiejnë veten të përfaqësuar nga politika shqiptare.”, tha Andoni në DritareTV./K.C/dritare.net