Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Alibeaj: Berisha e vlerësonte shumë Altin Dumanin! Ja si e njeh kreu i PD-së ish-drejtuesin e SPAK-ut!

Alibeaj: Berisha e vlerësonte shumë Altin Dumanin! Ja si e njeh kreu i

I ftuar në emisionin “Dekalog nga Roland Qafoku” në DritareTV, Enkelejd Alibeaj foli për marrëdhënien mes Sali Berishës dhe ish-kreut të SPAK-ut Altin Dumanin. Alibeaj tha se Sali Berisha e njihte dhe e vlerësonte shumë Dumani-n para dia vitesh, ndërkohë që, në momentin që u mor në hetim filloi ta sulmojë.

"Disa oficerë policie u arrestuan për korrupsion në vitin 2005. Ato ishin pjesë e njësive të përbashkëta hetimore që prokuroria krijoi, në krye të të cilave ishte Altin Dumani. Ai ishte prokuror dhe udhëhoqi një nga projektet më të rëndësishme në atë kohë. Projekti kishte shumë komponentë, përfshirë prokurimin elektronik, por një prej qëllimeve kryesore ishte krijimi i njësive të përbashkëta hetimore midis policisë dhe prokurorisë. Kjo kishte kuptim, pasi informacioni vinte nga brenda qeverisë dhe shkonte te prokuroria, e cila pastaj kryente hetimet e saj.

Në atë kohë u krijuan gjashtë njësi të shpërndara në prokuroritë e rretheve, të gjitha nën drejtimin e zotit Dumani. Kjo lëvizje konsiderohet një nga reformat më të mira të bëra në atë kohë. Nuk ishte si reforma e sotme në drejtësi, por ishte një nisje e mirë dhe frytdhënëse.

Berisha e vlerësonte shumë këtë reformë dhe e ngrinte në qiell, ndryshe nga perceptimi i mëvonshëm ku i referohet zoti Dumani me kritika. Përkundër ndryshimit të qëndrimeve, është e qartë se Dumani ishte një nga prokurorët që solli rezultate konkrete në atë periudhë. Megjithatë, nuk dihet nëse Berisha e takonte personalisht atëherë.", tha Alibeaj në DritareTV./K.C/dritare.net