Berisha: Kritikat të shprehen në forumet e Partisë Demokratike, jo jashtë tyre
Dritare.net

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi në një konferencë për mediat lidhur me takimin e Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit me më të votuarit e Primareve, takim që është interpretuar si një lëvizje kundër tij brenda partisë.
Berisha sqaroi se ka takuar disa prej tyre, por theksoi se takimet kanë ardhur me iniciativën e tyre dhe jo me ftesë të tij. Ai nënvizoi se çdo anëtar, drejtues apo mbështetës i PD-së ka të drejtë të shprehë mendimin dhe kritikat e tij, por sipas tij, mënyra më e rregullt për ta bërë këtë është përmes forumeve të partisë.
“Kjo parti ka forumet e veta demokratike, në të cilat çdo anëtar, drejtues apo mbështetës është i ftuar të shprehë lirisht çdo mendim,” – u shpreh Berisha, duke shtuar se ata që janë takuar me të janë “personalitete të çmuara të PD-së”.
Ai theksoi se kritikat mund të shprehen edhe publikisht, por se është normale që në një parti, mendimet dhe propozimet të diskutohen fillimisht brenda strukturave të saj./L.F-dritare.net