Berisha: Rama iku nga Durrësi, se ka frikë nga Basha!
Dritare.net
Ish-kryeministri, Sali Berisha i ftuar në emisionin “Zonë e lirë” ka thënë se, kryeministri, Edi Rama iku nga Durrësi se mori vesh që do të shkonte deputet Basha.
“Rama po bën atë që bën udhëheqësi i Taxhikistanit, Moduro i Venezueles dhe disa afrikanë që ndryshojnë kushtetutën për të qëndruar në pushtet. Rama po përpiqet të grabisë mandate me Kushtetutë. Këto janë zgjedhje anti demokratike, anti ligjore, anti kushtetuese. Një votues për partinë e parë ka fuqinë e katër votuesve për partinë e dytë dhe këto vetëm zgjedhje nuk janë. Në të gjitha pollet që bëhen ai del i fundosur. Iku nga Durrësi se mori vesh që do shkonte Basha. Shkoi në Vlorë. Iku nga Durrësi se bëri një takim me Lefter Kokën, Indrit Doklen dhe nuk ia morën përsipër. I thanë je i pashpresë. Sot shpalli dhe u kthye në Vlorë.”- tha Berisha./K.C/dritare.net