
Kreu i PD-së Sali Berisha ka bërë thirrje për një tjetër tubim që do të mbahet sot në orën 18:00.
Protesta përkon me një ditë feste për komunitetin bektashi, atë të Sulltan Novruzit. Megjithatë, simbolika e përzgjedhur nga Partia Demokratike lidhet me 22 marsin e vitit 1992, datë që shënon fitoren e saj në zgjedhjet e para pluraliste pas rënies së komunizmit në Shqipëri.
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët dje, Berisha deklaroi se parlamentarët janë udhëzuar të shpërndahen pranë protestuesve të zonave të tyre, si pjesë e një taktike të përcaktuar nga drejtuesit e opozitës.
“Deputetët kanë porosi të mos rrinë të parët, por të shkojnë pranë protestuesve të zonave të tyre. Kjo edhe mund të ndryshojë. Ishte taktikë dhe qëndrim i yni”, tha Berisha.”/K.C/dritare.net