Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Braçe: Skemat piramidale nuk lejojnë tërheqjen e parave, ja çfarë po tentojnë të bëjnë operatorët!

Braçe: Skemat piramidale nuk lejojnë tërheqjen e parave, ja

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar sërish ndaj skemave piramidale online që po veprojnë në vend, duke paralajmëruar banorët e Divjakës dhe Lushnjës për rrezikun e humbjes së parave të tyre dhe duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet.

Kliko këtu për të parë videon

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)

Braçe ka denoncuar tri platforma mashtruese online, XUEXa, Txex dhe Grokr, të cilat sipas tij kanë ndaluar banorët që të dalin nga sistemet e investimeve dhe të tërheqin paratë e tyre.

Deputeti shkruan se përdoruesit e XUEXa nuk kanë mundur të dalin nga platforma dhe të tërheqin paratë, ndërkohë që operatorët po tentojnë t’i transferojnë ato në llogari të huaja në Binance dhe më pas të vazhdojnë për të siguruar cash në Kosovë.

Dje dhe sot, të gjithë ata nga Divjaka dhe Lushnja që kanë tentuar të dalin nga XUEXa, e kanë të pamundur. Ju paralajmëroj të mos besoni grupe dhe platforma të reja që ju njoftojnë për transferime të parave tuaja. Mijëra qytetarë po grabiten!” – shkruan Braçe.

Lexo edhe

Deputeti rikujtoi reagimin e djeshëm, ku kërkonte bllokimin e menjëhershëm të këtyre platformave dhe hetimin e organizatorëve, si dhe paralajmëronte agjentët e përfshirë:

“Prioritet tani është ndërprerja e aktivitetit jo vetëm në grupe Telegram dhe WhatsApp, por edhe ndalimi i kërcënimeve ndaj viktimave që duan të dalin nga piramida! Stop! Fuqia e ligjit po vjen tek ju!”


Braçe bëri edhe një thirrje të fortë për autoritetet shtetërore, përfshirë Policinë e Shtetit Drejtorinë e Krimit Kibernetik dhe atë Ekonomik e Financiar, si dhe Prokurorinë e Fierit, Tiranës dhe SPAK-un, që të ndërhyjnë sa më shpejt për të parandaluar humbjen e mëtejshme të fondeve.

Ai paralajmëroi qytetarët që të mos bien pre e grupeve të reja apo platformave të tjera mashtruese, duke i cilësuar këto skema si vazhdimësi e mashtrimeve të së kaluarës, por në formë virtuale.

“Mos e hani genjeshtrën! Ju janë grabitur paratë veproni me kujdes dhe largohuni nga XUEXa dhe çdo piramidë tjetër online” – përfundon Braçe./E.P-dritare.net