
Mevlan Shanaj për ndarjen nga jeta të Dhimitër Anagnostit: Humbje e madhe për kinemanë shqiptare
E Hënë 1 Shtator 2025, 09:09
Dritare.net
“Sot, Shqipëria pëson një humbje të thellë. Lamtumirë ‘diktatori i së bukurës’, maja e arritjeve artistike të ekranit shqiptar. Lamtumirë mjeshtri i ndërtimit të karaktereve shqiptare! Nuk ka më Anagnost ekrani, nuk ka një të dytë si ai! Sa e varfër u bë sot kinemaja pa ty, Anagnost! E pasur na e ke lënë dijen për jetën shqiptare. Ngushëllime Roza, Juna, Era!”
Këto fjalë të ngrohta dhe plot dhimbje janë reagimi i regjisorit dhe aktorit Mevlan Shanaj pas ndarjes së Dhimitër Anagnostit nga jeta, duke përçuar me forcë emocionin e tij të thellë: humbjen e një figure legjendare që shënoi artin dhe ekranin tonë kombëtar./L.F-dritare.net

















