Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dashnor Sula thumbon Lapajn: Po bie në gropën që hapi vetë!

Dashnor Sula thumbon Lapajn: Po bie në gropën që hapi vetë!

Në mes të konfliktit të ashpër mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, pas vendimit të dajës së këtij të fundit, Zeqir Kordhoni, për të marrë mandatin nëse shpallet fitues, ka reaguar edhe ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula.

Sula, i cili dikur ishte përfolur si një prej figurave që mund të bashkoheshin me koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”, thotë se situata e sotme është pasojë e një strategjie të gabuar dhe naive që ai vetë nuk pranoi ta mbështeste.

“Kur do t’i bësh gropën tjetrit dhe bie vetë, kjo është ajo që po ndodh me Adriatik Lapajn,” – u shpreh Sula.
Ai tregoi se në bisedat e zhvilluara me Lapajn, ishte diskutuar ideja që kandidatët në listë të mbyllur të jepnin dorëheqjen nëse ai do të kandidonte në Elbasan për llogari të koalicionit. Në atë kohë, Sula kishte kërkuar që një familjar i tij të vendosej në listë, për të siguruar që pas fitores me vota të hapura, të mos ndodhte një devijim i mandatit. Por kjo u refuzua nga Lapaj.

“Zoti Lapaj kërkonte që unë të besoja verbërisht te një skemë që sot po e lë atë jashtë Parlamentit të Shqipërisë. Kjo tregon se partitë e reja, për fat të keq, funksionojnë me mëndësi të vjetra,” – shtoi Sula./K.C/dritare.net