Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Reagimi i Endri Shabanit: Lapaj kërcënoi dajën tim për t’i hapur rrugë në Kuvend

Reagimi i Endri Shabanit: Lapaj kërcënoi dajën tim për


Endri Shabani ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të Adriatik Lapajt, duke e akuzuar këtë të fundit për presion dhe kërcënim ndaj familjarëve të tij, me qëllim për të përfituar mandatin e deputetit nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”.

“Ndjej keqardhje nga deklarata e Tikut, ku më shpall mua armik klase. Duhet ta kisha menduar që pas largimit të Arlindit dhe Agronit, kisha mbetur vetëm unë nga fronti i të rinjve”, u shpreh Shabani në një reagim publik.

Ai ka sqaruar se mandati i fituar nga koalicioni nuk i ka takuar kurrë personalisht Lapajt, duke theksuar se votat e tij dhe të kandidatëve të tjerë kanë qenë vendimtare për sigurimin e tij.

“Në këto zgjedhje, për të marrë një mandat në Tiranë duheshin 13.500 vota. Adriatiku ka marrë vetëm 6.436 vota. Kështu që ato 7.000 vota të tjera janë marrë nga kandidatët e tjerë – përfshirë edhe unë”, deklaron Shabani.

Më tej, ai ka komentuar publikisht përplasjen mes Lapajt dhe Zeqirit, dajës së tij, duke i qëndruar larg aktit në vetvete, por duke justifikuar arsyet pse Zeqiri ka vendosur të reagojë ndaj asaj që Shabani e cilëson si “lojë” të Lapajt.

“Zeqiri e ka ndihmuar Tikun të bëhet burrë. Ai e ka marrë fjalën e dhënë seriozisht, dhe kur pa që pas zgjedhjeve Adriatiku e drodhi, vendosi të veprojë. E gjitha kjo ndodhi pasi u përball me kërcënime ndaj fëmijëve të tij.”

Shabani shton se ai personalisht nuk ka qenë dakord me mënyrën si ka vepruar daja i tij, por kupton motivin:

“Kur sheh se si, akoma pa pushtet, këta janë të gatshëm të kërcënojnë fëmijët, atëherë mendoj që Zeqiri ka bërë shumë mirë që i ka prerë rrugën. Në fund të fundit, për 100 vite kemi pasur politikanë që vrasin për pushtet, nuk na duhet t’i rrisim të rinj.”

Në përfundim, Shabani përsëriti se përgjegjësia në politikë është individuale dhe se ai nuk pranon të mbajë përgjegjësi për askënd tjetër, ashtu siç edhe Lapaj nuk mban për të vetët./K.C/dritare.net