Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Debati për gjuhën. Marjana Koçeku mbron gegnishten pas reagimeve online

Debati për gjuhën. Marjana Koçeku mbron gegnishten pas

Deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka reaguar në rrjetet sociale pas valës së komenteve dhe debatit që pasoi intervistën e saj në emisionin “Dekalog nga Roland Qafoku” në Dritare TV.

Në reagimin e saj, Koçeku mbron qëndrimin për të folur në gegnisht, duke e cilësuar atë si pjesë të identitetit të saj dhe duke kundërshtuar kritikat që kërkojnë përdorimin e gjuhës standarde.

"E shoh që asht ngritë stuhi në gotë për hiçgja mbi deklaratën teme pse refuzoj me e folë gjuhën standarde. Di me ju thanë se gegnishtja asht standardi jem. Edhe sikur me m’dhanë malet në njanën dorë e detet n’dorën tjetër, vetë kohën me ma falë, unë s’kam me e lëshue gegnishten teme. Ndoshta ndokush mundet me m’quejtë fanatike apo të prapambetun apo anakronike, po njikohësisht jam edhe romantike, e gjuhës teme.

Ju, me zhgjetimet tueja komentesh facebooku, po m’kërkoni për me i hangër fjalët e mue m’duket se po m’thoni me hangër gurët e zallit të lumit ku jam rritë, gurët e kullës teme që gjyshi jem i ka bajtë me ditë të tana n’shpinë, me i hangër vetë paraardhësit e mi. Unë kyt gja nuk mundem me e bâ. Ma parë qindroj në atë gardhin tem t’imtë se t’shkoj e të përtyp asfaltin e bulevardit të Tiranës", shkruan deputetja në rrejtet sociale./L.F-dritare.net