Dëbimi i 700 familjeve shqiptare/ Rama mesazh sekretares britanike: Frika po zëvendëson faktet
Dritare.net

Në një fjalim të mbajtur në ceremoninë e hapjes së Vitit Akademik 2025–2026 në Kolegjin e Evropës, kryeministri Edi Rama zgjodhi t’i rikthehej një çështjeje që ka marrë vëmendje të gjerë në Mbretërinë e Bashkuar: njoftimit për dëbimin e 700 familjeve shqiptare. Duke e cilësuar këtë si një “pëshpërimë statistikore” të shndërruar në çështje politike, Rama akuzoi sekretaren e Brendshme britanike se po përdor emigrantët shqiptarë për të fituar pikë politike. Kryeministri e vendosi këtë debat në një kontekst më të gjerë europian, duke theksuar se narrativat e ekzagjeruara dhe stereotipat janë kërcënim për projektin e zgjerimit të BE-së dhe për vetë idenë e bashkëpunimit europian. Sipas tij, përzgjedhja e një komuniteti të vogël për t’u vënë në qendër të debatit publik nuk pasqyron realitetin, por frikën dhe kalkulimet politike që dëmtojnë frymën evropiane.
“Europa nuk është gjeografi është një zgjedhje. Nuk është një vend, është vendim, vendimi për të zgjedhur bashkëpunimin kundrejt përplasjes. Më lini t’ju përmend një shembull të vogël që thotë shumë. Pak dirë më parë sekretarja e Brendshme Britanisë përmënoj 700 familje shqiptare që jetojnë në financime pas refuzimit të lejeve të tyre për azil. 700 familje në një vend prej 67 mln njerëz, një pëshpërimë statistikore e fryrë në një sirenë politike.
Pse po e përmend, jo për tu ankuar, apo ngatërruar BE me të divorcuarën kaq të hedhur. Kur një ministër europian edhe pas Brexit që mund edhe ta kuptojmë, se ka traumë, zgjedh të bashkojë një bashkësi të vogël për të fituar pikë politike. Frika flet më shumë se faktet. Ende vijon të gjejë një audiencë.
Mbërritjet e parregullta nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar thuajse janë zhdukur. Shqiptarët janë kontribuues neto në Britaninë e Madhe. Shqiptarët që marrin përfitime nga MB është i papërfillshëm në krahasim me popullsitë e tjera.
Këtu vjen lidhja. Zgjerimi që u e shoh si ribashkim dështon kurdoherë kur stereotipat lulëzojnë. Europa dobësohet sa herë që faktet u dorëzohen narrativeve të sajuara. E ardhmja e Europës, administratorët e ardhshëm të Europës, duhen formuar, jo vetëm në të drejtë e politika, por për të mbrojtur të vërtetën edhe kur politika tenton ta deformojë atë.
Nëse Shqipëria beson thellësisht te besimi euriopian, është sepse ne e dimë, dhe jo vetëm sepse e kemi lexuar në libra, por e ndjejmë në lëkurë nga se çfarë i shpëton Europa. Ishim diktatura e fundit në Europë. Ne kuptojmë terrin që vjen kur një vend veçohet nga rrjedha europiane e gjakut, por është një botë e re. Kur ishim në atë lloj zymtësie, bota nuk ishte kaq e ndërlidhur. Kur na kishin veçuar nga e gjithë nimfa europiane, ai nuk ishte ndërveprues, nuk reagonte ndaj vetë gjakut tonë. Sot, kjo është e pashmangshme. Kur zgjerimi mbet në vend, ashtu siç na ka treguar historia, nuk shohim vetëm vonesë politike, shohim një paralajmërim. Kur një ministre europiane ve nën shënjestër një bashkësi njerëzish, nuk shohim vetëm një titull apo një akt demagogjie, shohim një simptomë, sepse një Europë që normalizon padrejtësitë e vogla, ditë pas dite, dikur do të jetë krejt e paaftë të përballet me padrejtësitë e mëdha.”, tha Rama./K.C/dritare.net