
Diell dhe temperatura të larta sot. Kujdes gjatë orëve të pikut!
E Hënë 23 Qershor 2025, 07:07
Dritare.net

Sot parashikohet një ditë kryesisht me diell në shumicën e territorit. Temperaturat do të jenë në rritje, me maksimumet që do të shkojnë deri në 32°C në zonat e ulëta dhe ato bregdetare. Era do të fryjë e lehtë, ndërsa në mesditë pritet të ketë ndjesi të lartë të vapës. Mbrëmja mbetet e kthjellët dhe më e freskët.
Kujdes në ekspozimin në diell gjatë orëve të nxehta (11:00–16:00), përdorni mbrojtje dielli dhe hidratohuni shpesh./E.P-dritare.net

















