Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zjarr në rezidencën mijëra euro të Franceska Muratit në Tiranë

Zjarr në rezidencën mijëra euro të Franceska Muratit në

Një zjarr ka përfshirë pasditen e së dielës një apartament luksoz në kompleksin “Lake View” në Tiranë, zonë e njohur për çmimet marramendëse të banesave që variojnë nga 500 mijë deri në 1 milion euro. Banesa i përket Franceska Muratit, ish-prezantueses së “Big Brother VIP” dhe figurë e njohur në botën e showbizz-it shqiptar për stilin e saj të jetës luksoz dhe shpenzimet e larta.

Zjarri përfshiu ballkonin e apartamentit, ndërsa pamjet e publikuara online tregojnë flakë të mëdha dhe tym të dendur. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.

Deri më tani nuk ka një deklaratë zyrtare nga autoritetet apo nga vetë Franceska Murati, dhe shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta./L.F-dritare.net