Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dritan Abazoviç në Samitin e Diasporës: Nëse nuk bashkëpunojmë, do shkojmë në konflikt!

Dritan Abazoviç në Samitin e Diasporës: Nëse nuk

Nga paneli i Samitit të Diasporës, ish-kryeministri dhe deputeti i Parlamentit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç përcolli një mesazh për unitet dhe bashkëpunim mes shqiptarëve në rajon dhe diasporë. Ai theksoi se vetëm përmes mbështetjes së ndërsjellë dhe integrimit në Bashkimin Evropian mund të arrihet progres i qëndrueshëm për shqiptarët dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Unë mendoj se sot jemi duke bërë atë që duhet. Sot jemi ë ashku, duke diskutua, duke hapur tema ë kanë të bëjnë ne problemet e shqiptarëve në rajon dhe botë. Pyetja është a kemi bërë atë që duhet dje dhe a do bëjmë atë që duhet nesër?

Të gjithë duhet të jemi të gatshëm të mbështesim shqiptarë në mbrojtje të drejtave që janë arritur. Të drejtat e arritura nuk mund të devastohen. Ajo që është e drejta e arritur, mundet vetëm të avancohet.

Mali i zi ka një ide të përbashkët me Shqipërinë. Në së bashku duhet të integrohemi në Be dhe aty do të takohen të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor. Kjo do jetë arritje historike për të gjitha gjeneratat. Duhet të frymëzojmë njëri-tjetrin. Nëse nuk bashkëpunojmë, do të shkojmë në konflikt. Mali i Zi e ka ndjerë në trupin e vet sa i dëmshëm është konflikti me fqinjët. Po shqiptarë në rajon nuk ka progres.”, tha Dritan Abazovic./K.C/dritare.net