Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministri Ferit Hoxha: Diaspora është një, na duhet strategji e unifikuar

Ministri Ferit Hoxha: Diaspora është një, na duhet strategji e

Në panelin e Samitit të Diasporës “Diaspora mbarëshqiptare: A po bëjmë çfarë duhet bashkërisht?”, ministri për Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka bërë thirrje për më shumë ndërveprim dhe koordinim mes institucioneve shqiptare dhe diasporës, duke theksuar nevojën për një qasje të unifikuar. Ai nënvizoi se po punohet për hartimin e strategjisë së re për diasporën 2026–2030, e cila synon të forcojë lidhjet dhe bashkëpunimin me shqiptarët kudo në botë. Sipas tij, diaspora duhet trajtuar si një e vetme, pavarësisht vendeve ku jeton, duke vënë në qendër identitetin dhe elementët e përbashkët si gjuha dhe kultura.

“Kemi disa vende dhe kemi 1 diasporë, duhet të kemi një qasje nëse s’kemi një qasje, nuk kemi një strategji. Jemi duke ndërtuar strategjinë e ardhshme për diasporën 2026-2030, jemi duke e diskutuar gjerësisht, do e diskutojmë dhe me Kosovën e të tjera. Meraku i madh, a kemi një koncept të qartë sesi ndërveprojmë me diasporën? Në Bruksel në Britaninë e Madhe, në ShBA, Australi, diaspora është 1. Ne duhet të përqendrohemi te elementë e përbashkët”, tha Hoxha./K.C/dritare.net