Pse mori flakë pallati në Tiranë? Ja çfarë thotë shefi i zjarrfikëses!
Dritare.net

Shefi i zjarrfikëses ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me zjarrin e madh që përfshiu një kompleks banimi në Tiranë, duke bërë me dije se situata mbetet ende kritike dhe bilanci përfundimtar do të jepet vetëm pasi flakët të neutralizohen plotësisht.
“Do ju bëjmë me dije bilancin kur të shuhen flakët. Janë paraqitur punonjësit e zjarrfikëses, kanë djegie të vogla dhe nuk kanë probleme të rënda. Banesat janë ende në pushtetin e zjarrit. Është akoma shpejt për të folur për vatrën e zjarrit, po marrim të gjitha kamerat e sigurisë, të gjithë personat do pyeten”, u shpreh shefi i zjarrfikëses.
Ndërkohë, forcat zjarrfikëse vijojnë punën intensive për izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në godinat përreth. Autoritetet kanë nisur gjithashtu hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit./K.C/dritare.net



