Dyshimet për abuzime me fondet e IPARD, SPAK: Nisin hetimet!
E Enjte 28 Shtator 2023, 17:05
Dritare.net
Në një takim informal me gazetarët, kreu i SPAK Altin Dumani dha detaje sa i përket një sërë dosjesh të nxehta.
Lidhur me fondet e programit IPARD II nga Ministria e Bujqësisë, të cilat u pezulluan nga BE pasi çështja u pushua për moskompetencë, Dumani konfirmoi se ka një hetim të ri nga Prokuroria e Posaçme, të cilat ndodhen në fazë paraprake. Pezullimi erdhi pasi fondet e dhëna nga Bashkimi Evropian për bujqësinë në Shqipëri gjatë viteve 2014-2020 janë bërë objekt hetimi nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit./dritare.net