Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Emrat/ Vriten dy persona në Roskovec!

Emrat/ Vriten dy persona në Roskovec!

Dy persona janë qëlluar për vdekje në Roskovec mesditën e sotme. Bëhet me dije se viktimat janë: Gramos e Lavdosh Kurti. Ndërsa autori i dyshuar Altin Kuka.

“Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.

Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit“, njofton policia./M.K-dritare.net