Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ervis Kurtaj rrëfen momentet dramatike në sallën e gjyqit: Elvisi u kthye dhe qëlloi drejt nesh

Ervis Kurtaj rrëfen momentet dramatike në sallën e gjyqit: Elvisi

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë në Gjykatën e Apelit, ku dy ditë më parë u vra gjyqtari Astrit Kalaja.

Njëri prej të plagosurve, Ervis Kurtaj, që ndodhej në sallë me babanë e tij Rakip Kurtaj, ka rrëfyer momentet dramatike të atentatit. Ai tregon se ngjarja ndodhi sapo gjyqtari shpalli vendimin në favor të tyre.

“Në atë moment, Elvisi u ngrit nga vendi dhe i’u afrua gjyqtarit duke qëlluar disa herë me armë zjarri,” ka deklaruar Kurtaj.

“Sapo dëgjova të shtënat, kapa babin nga dora dhe nisa të largohem drejt korridorit. Kur po kalonim derën e sallës, Elvisi u kthye dhe qëlloi drejt nesh,” shton ai.Të dy, babë e bir, mbetën të plagosur dhe u dërguan në Spitalin e Traumës, ku morën trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën./K.C/dritare.net