Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fondacioni “Mirash Ivanaj” dhe mësuese Belinda surprizojnë fëmijët në Pediatrinë e QSUNT për 1 Qershor

Fondacioni “Mirash Ivanaj” dhe mësuese Belinda surprizojnë

Mësuese Belinda Xhafka dhe nxënësit e saj të Shkollës “Edith Durham” ideuan projektin “Dhuro një buzëqeshje, dhuro një shpresë” duke patur në mendje këtë shprehje “Përcille të mirën më tej”, të realizuar me mbështetjen e Fondacionit M. & M. Ivanaj Institut, në kuadër të Çmimit “Mirash Ivanaj – Mësuesi i Vitit”.

Fondacioni “Mirash Ivanaj” dhe mësuese Belinda surprizojnë


Qëllimi ishte i thjeshtë dhe i qartë: t’u mësohej nxënësve se e mira nuk mbetet vetëm te ai që e merr, por mund të përcillet më tej, përmes një gjesti konkret ndaj dikujt që ka nevojë.

Në prag të 1 Qershorit, mësuese Belinda dhe nxënësit mblodhën e përgatitën dhurata për fëmijët e shtruar në Pediatrinë e Përgjithshme pranë QSUNT, të cilët këtë ditë nuk mund ta festonin si bashkëmoshatarët e tyre.

Fondacioni “Mirash Ivanaj” dhe mësuese Belinda surprizojnë

Lodra, libra dhe surpriza të vogla iu dhuruan mbi 60 fëmijëve, si një mënyrë për t’u sjellë pak gëzim dhe për t’u kujtuar se, edhe në një ditë të vështirë, nuk janë vetëm.

Për nxënësit, kjo ishte një mundësi për të kthyer në veprim atë që mësohet çdo ditë: kujdesin për tjetrin, solidaritetin dhe përgjegjësinë ndaj komunitetit.

Fondacioni "Mirash Ivanaj" falënderon mësuese Belinda Xhafka dhe nxënëset e saj për këtë nismë dhe për mesazhin e thjeshtë që përcollën: e mira ka vlerë vetëm kur ndahet./dritare.net