Investimi në Zvërnec, nis protesta në Tiranë
E Hënë 1 Qershor 2026, 18:06
Dritare.net

Protesta kundër projektit të resortit 4 miliardë eurosh në Zvërnec ka mbërritur këtë të hënë në Tiranë, ku qytetarë, aktivistë dhe mbrojtës të mjedisit kanë dalë në kundërshtim të investimit që pritet të transformojë zonën bregdetare.
Reagimi i tyre vjen pas ngjarjeve të tensionuara të regjistruara në Zvërnec, ku gjatë një tubimi kundër projektit, një prej protestuesve u dhunua nga persona të identifikuar si roje të një kompanie private sigurie. Pamjet e incidentit kanë shkaktuar reagime të shumta publike dhe kanë rritur kundërshtitë ndaj zhvillimit të projektit./ K.C/dritare.net