Gjendet sasi eksplozivi në hyrje të biznesit, të një avokati!
E Mërkurë 21 Shkurt 2024, 09:09
Dritare.net
Një sasi eksplozivi është gjetur një biznese në Sarandë.
Lënda ishte vendosur në derën e jashtme të dyqanit, në pronësi të shtetasit me iniciale I.Th. Ende nuk dihen motivet, ndërsa lënda është sekuestruar mëngjesin e sotëm rreth orës 08:20, pranë lagjes nr 2 në Sarandë.
“Sarandë/Informacion paraprak. Sot, rreth orës 08:20, në lagjen nr. 2, Sarandë, në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit I. Th., është konstatuar një kallëp me lëndë të dyshuar plasëse.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia./M.K-dritare.net