
Ish-zv/drejtori i AKSHI-t Daniel Shima kthehet në shtëpi. Dëshmia!
Dritare.net
Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, u shpall i zhdukur pasditen e së mërkurës, pasi familjarët e tij nuk kishin më asnjë kontakt me të. Nëna e tij denoncoi rastin në komisariatin nr.1 në Tiranë, duke shprehur shqetësimin se i biri mund të ishte arrestuar, për shkak të një komunikimi të fundit ku Shima i kishte thënë një të afërmi se po e ndalonte policia.
Megjithatë, nga verifikimet e kryera nga autoritetet rezultoi se ndaj tij nuk kishte asnjë masë arresti apo procedim policor. Pas disa orësh mungese, Shima u kthye në banesën e tij. Në dëshminë e dhënë më pas, ai ka shpjeguar se ishte larguar drejt jugut të vendit pas një konflikti me partneren e tij./L.F-dritare.net

















