Jozefina Topalli: Kapeni për zhelesh Ballën dhe nxirreni përjashta!
Dritare.net

Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli riktheu dhe njëherë shprehjen “Kape për zhelesh e nxjerre përjasht”, shprehje e përdorur prej saj në kohën kur ishte kryetare Kuvendi. Kësaj radhe ia drejtoi Taulant Ballës pas ofendimeve që ky i fundit i ka bërë grave të PD.
“Kryetar i kuvendit, kur drejton seanca ka një rregullore dhe nuk ka një nen që dënon gjithmonë deputetët e opozitës. Është e mira që të mbash rregull nëse mund të quhet parlament, që të shohësh të gjitha nenet. Nuk është normale dhe ska ndodhur që një nën e 2 fëmijëve, fëmijët e të cilës janë kërcënuar nga bandat gjatë fushatës, të ofendohen me një fjalor aq vulgar q sa në shpellat e mafies nuk përdoren se dhe ato kanë një kod. Nuk ka ndodhur kurrë që deputeti të provokojë mbi dhimbjen e vrasës së 4 dëshmorëve të demokracisë. kurrë një paburrë provon mbi të vdekurit dhe merret vetëm me gra, ka vetëm një shprehje, merre zoti kryetar, kape për zhelesh e nxjerre përjashta”, tha Topalli.
Ndërkohë Peleshi, pas fjalës së Topallit tha se “Unë p.sh. mendova se e kishim lënë pas, s'e mendoja që do vinte dita që të rikthenim sërish "kape për zhelesh e nxirre jashtë.