Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Prindërve dhe kujdestarëve të personave me aftësi ndryshe, do t'u paguhen sigurimet shoqërore

Rama: Prindërve dhe kujdestarëve të personave me aftësi

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, në njësinë nr.4, kryeministri Edi Rama njoftoi se akti i ardhshëm normativ do të sjellë ndryshime të rëndësishme për prindërit dhe kujdestarët që nuk mund të punojnë sepse kujdesen për të afërmit e tyre.

Rama bëri të ditur se shteti do t’u paguajë këtyre personave sigurimet shoqërore dhe se për ta do të ketë edhe dyfishim të shpërblimeve:

“E kemi thënë edhe më parë, por do ta realizojmë tani: kujdestarët, prindër dhe të afërm familjarë të fëmijëve me aftësi të veçanta, që janë të detyruar të kujdesen për njeriun e afërt, nuk do të mbeten pa pension nesër. Shteti do t’ua paguajë detyrimet shoqërore. Kjo do të fillojë nga akti i ardhshëm normativ i qershorit.”



Ai gjithashtu përmendi rritjen e pagave dhe pensioneve:

“Nuk e kemi pasur mundësinë të rrisim pagat më parë sepse ekonomia nuk na e ka lejuar. Tani kjo po ndodh, jo vetëm në sektorin publik, por edhe në privat, ku pagat po rriten në mënyrë të ndjeshme. Me pensionet kemi filluar një proces të pandashëm: në janar u rritën pensionet, ndërsa janarin që vjen do të jetë dyfish, në 2028 trefish, 2029 katërfish, dhe kështu me radhë.”


Kryeministri theksoi se do të realizohet edhe dyfishimi i shpërblimit për nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara:

“Ashtu sikundër kemi thënë dhe do ta realizojmë, dyfishimin e shpërblimit për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara, për nënat në radhë të parë.”/K.C/dritare.net