Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kërkesa e SPAK për Ballukun. Ja kur do mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit

Kërkesa e SPAK për Ballukun. Ja kur do mbahet mbledhja e

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet do të mblidhet në datën 28 janar ora 12:00, për çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Sipas urdhërit te kryeparlamentarit Niko Peleshi, kërkesa e SPAK-ut per t'i hequr imunitetin zv.kryeministres Belinda Ballukut do të shqyrtohet një javë pasi Gjykata Kushtetuese do të ketë shqyrtuar ankimimin e Keshillit te Ministrave per masen e sigurise "pezullim nga detyra" të Belinda Ballukut.

Aktualisht, Gjykata Kushtetuese ka pezulluar këtë masë shtrënguese dhe verdiktin final pritet ta japë më 22 janar./K.C/dritare.net