Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Komisionerja e BE-së Marta Kos nga Tirana: Ka ardhur koha të korrigjojmë gabimin ndaj Ballkanit Perëndimor!

Komisionerja e BE-së Marta Kos nga Tirana: Ka ardhur koha të

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, mbajti sot një fjalim në samitin “Growth Plan – Our pathway to EU”, ku theksoi rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor për sigurinë dhe të ardhmen e BE-së.

Kos u shpreh se publikimi i paketës së re të zgjerimit ka sjellë një dinamikë të re në procesin e anëtarësimit, duke hapur një fazë të re bashkëpunimi. “Është kënaqësi të jem këtu pak pas publikimit të paketës së zgjerimit, e cila ka sjellë një ritëm të ri në proces. Kjo është një çështje për të cilën po punojmë intensivisht dhe rezultatet tashmë po duken,” tha ajo.

Duke e quajtur integrimin e Ballkanit Perëndimor thelbësor për të ardhmen e kontinentit, Kos nënvizoi se stabiliteti i Evropës është i pandashëm nga ai i rajonit. “Evropa nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor. Ky ka qenë një gabim i së kaluarës dhe tani duhet ta rregullojmë,” deklaroi komisionerja./K.C/dritare.net