Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Konflikti në Lindjen e Mesme, 4 shtetas shqiptarë evakuohen nga Izraeli!

Konflikti në Lindjen e Mesme, 4 shtetas shqiptarë evakuohen nga

Ministri i Jashtëm Igli Hasani përmes një postimi në rrjete sociale bën me dije se 4 shtetas të tjerë shqiptarë janë evakuuar nga Izraeli. Shqiptarët gjendeshin atje për arsye profesionale dhe familjare, bën me dije ministri i Jashtëm.

Dy prej tyre u evakuuan me anë të Jordanisë dhe dy të tjerë përmes Egjiptit. Në fund minsitri Hasani, falenderon autoritetet Izraelite, Jordaneze, Egjiptiane dhe Ambasadën Austriake në Tel Aviv për koordinimin me ambasadën shqiptare që bëri të mundur evakuimin me sukses të 4 shqiptarëve.

Konflikti në Lindjen e Mesme, 4 shtetas shqiptarë evakuohen nga

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani:

“4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli – dy përmes Jordanisë dhe dy përmes Egjiptit – të cilët gjendeshin atje për arsye profesionale dhe familjare.

Falënderojme autoritetet Izraelite, Jordaneze, Egjiptiane dhe Ambasadën Austriake në Tel Aviv për koordinimin e ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro.

Vijojmë të ndjekim me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptarë të prekur, të cilët kërkojnë asistencë nga institucionet tona.”/E.P-dritare.net